Bota

250 milion dollarë donacione për betimin e Trump, të gjithë 'vrapojnë' ta bëjnë mik presidentin e ri

Inaugurimi i dytë i Trump ka mbështetje të dukshme nga një numër gjigandësh të teknologjisë, të cilët kanë thënë hapur se e mirëpresin kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

k.m.
250 milion dollarë donacione për betimin e Trump, të gjithë
Donald Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump po shënon rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë me një donacion rekord. Për ceremoninë e betimit të tij janë mbledhur 250 milionë dollarësh. Krahasimisht, shumë më shumë se 107 milionë dollarë që mblodhi për betimin në vitin 2017.

Inaugurimi i dytë i Trump ka mbështetje të dukshme nga një numër gjigandësh të teknologjisë, të cilët kanë thënë hapur se e mirëpresin kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Njerëzit më të pasur të botës në krah të Trump i kryeson Elon Musk, i ndjekur nga Mark Zuckerberg, Suu Kyi dhe Jeff Bezos.

Edhe këta kanë kontribuuar! Në këmbim, donatorët kryesorë do mund të marrin pjesë në një darkë me presidentin dhe gruan e tij, Melania. Gjithashtu do të mund të krijojnë kontakte personale me anëtarët e kabinetit të ardhshëm në një pritje private dhe do kenë bileta VIP për një "ballo yjesh" brenda Shtëpisë së Bardhë.

Nga 1 milionë dollarë janë dhuruar nga kompanitë: Meta, Apple, Amazon, Google, Microsoft, OpenAI dhe Uber. CEO i Apple, Tim Cook, dhuroi gjithshtu edhe 1 milion dollarë nga pasuria e tij personale. E njëjta shumë u dhurua gjithashtu nga CEO i OpenAI Sam Altman, CEO iranio-amerikan i Uber, Dara Khosrovshahi dhe Ken Griffin i Citadel, si dhe Meta dhe Amazon.

Korporata të tjera të mëdha që historikisht kanë dhuruar për inaugurimet presidenciale kanë dhuruar edhe kësaj here, duke përfshirë Bankën e Amerikës dhe kompaninë Boeing. Identitetet e donatorëve që kontribuan me 200 dollarë ose më shumë do të bëhen publike 90 ditë pas eventit, kur komiteti jofitimprurës për mbledhjen e fondeve do t'i raportojë Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Por çfarë financojnë konkretisht?

Betimi në Kapitol është një ceremoni e financuar nga taksapaguesit. 

"Paraja është një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie në Uashington. Të gjithë nxitojnë për të bërë mik presidentin e ri sepse ka shumë pushtet. Kjo është një mënyrë që donatorët e mëdhenj dhe interesat e korporatave të fitojnë favorin e administratës,”-tha Michael Beckel, drejtor i kërkimit në Issue One, një grup dypartiak i reformës politike.

Po ashtu, ai sqaron se nuk ka kufizime ligjore për shumën e donacioneve që dikush mund të dhurojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB