Bota

30-vjeçarja shqiptare fut aksidentalisht gjilpërën në hundë, shpëtohet nga mjekët

Mjekët bëjnë me dije se e reja është në gjendje të mirë shëndetësore.

I.F
30-vjeçarja shqiptare fut aksidentalisht gjilpërën në
Pamje nga operacioni

PRISHTINË- Një 30-vjeçare ka kërkuar ndihmë në një spital në Prishtinë, pasi aksidentalisht i kishte hyrë një gjilpërë në hundë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, mjekët e Klinikës së Pulmologjisë, ia kanë dalë me sukses që t’i nxjerrin gjilpërën që i kishte ngecur në rrugët e frymëmarrjes. Mjekët bëjnë me dije se e reja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pasi kontrolluam gjendjen e pacientes, mjekët e Klinikës së Pulmologjisë, u përgatiten dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arritën të nxjerrin gjilpërën, që po i shkaktonte vështirësi dhe pengesë në frymëmarrje”, njofton ShSKUK.

Gjithashtu, ShSKUK i bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes në situata të tilla.

“Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm për të shmangur rreziqe të tilla për shëndetin”, thuhej në njoftim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB