
SUEDI- Mostrat e kërkimit të mbledhura gjatë dekadave nga universiteti mjekësor Karolinska Institutet , në Stokholm, Suedi, u shkatërruan kur një frigorifer nuk funksionoi gjatë festave të Krishtlindjeve. Mostrat u ruajtën në rezervuarë të ftohur me azot të lëngshëm, në temperaturën -190C.
Diku midis 22 dhe 23 dhjetorit pati një ndërprerje në furnizimin me azot të lëngshëm në 16 rezervuarë kriogjenikë, të cilët supozohej se do të mund të funksiononin pa azot të lëngshëm shtesë për katër ditë, por ndërprerja zgjati për pesë ditë, duke çuar përfundimisht në shkatërrim të mostrave.
Matti Sällberg, dekan i Institutit Karolinska, tha:
"Kjo ndodhi në kohën më të keqe që mund të imagjinohet në Suedi, vetëm një ditë para natës së Krishtlindjes. Ata më të prekur janë ata që hulumtojnë leuçeminë, pasi kishin mbledhur mostra nga pacientët për 30 vjet”.
Ngjarja është denoncuar në polici, ndonëse nuk ka shenja sabotimi, ndërsa mediat flasin për dëme që kalojnë 43 milionë euro. Instituti Karolinska pret Asamblenë Nobel, e cila ka për detyrë të zgjedhë fituesin e çmimit Nobel në Fiziologji/Mjekësi./ZËRI