
SHBA- Pas disa javësh teste me qëllim për të gjetur shkakun e problemeve në anijen kozmike Starliner të Boeing, zyrtarët e NASA-s dhe Boeing ende nuk janë gati të caktojnë një datë kthimi për dy astronautët që po pilotojnë mjetin në fluturimin e parë inaugurues me ekuipazh. NASA fillimisht kishte thënë se anija kozmike do të ishte e sigurt për një qëndrim 45 ditor, megjithëse astronautët tani kanë në hapësirë për më shumë se kaq.
Dy astronautë shkuan në stacionin hapësinor pothuajse 50 ditë më parë si pjesë e një testi të kapsulës Starliner të Boeing. Por anija kozmike pati probleme si para dhe pas nisjes dhe që atëherë inxhinierët e kanë vonuar kthimin derisa të kuptojnë se çfarë shkoi keq, raportojnë mediat e huaja.
Pilotët testues Butch Wilmore dhe Suni Williams duhej të vizitonin laboratorin orbital për rreth një javë dhe të ktheheshin në mes të qershorit, por problemet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit në kapsulën e re Starliner të Boeing e shtynë NASA-n dhe Boeing-un t'i linin më gjatë astronautët. Menaxheri i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, Steve Stich, tha se menaxherët e misionit nuk ishin gati të shpallnin një datë kthimi. Ky ishte fluturimi i parë provë i Boeing me një ekuipazh në bord. SpaceX ka transportuar astronautë që nga viti 2020.