Bota

"Mushkëria e bardhë", a po e përfshin të gjithë botën pneumonia e Kinës?

Gjithsesi thuhet se “sistemi shëndetësor nuk është në të njëjtën situatë si ai për të luftuar koronavirusin në qytetin e Wuhan."

f.t
"Mushkëria e bardhë", a po e përfshin të
foto ilustruese

SHBA- Autoritetet në Kinë , Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë kryesisht fëmijë dhe adoleshentë, që transferohen në spitale duke shfaqur komplikime serioze në sistemin e frymëmarrjes. 

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, gjithçka filloi në Kinë. Disa ditë më vonë, ankthi filloi të përhapet pasi kishte gjithnjë e më shumë raporte për dezinfektim të vazhdueshëm në shumë zona me shkakun që gjurmohej në mycoplasma pneumoniae, një bakter që zakonisht shkakton infeksione të lehta, por  përhapet me shpejtësi.

Një ekspert duke parë situatën në Kinë ka folur për “sindromën e mushkërive të bardha”. Për sa i përket pamjes klinike, me një radiografi të thjeshtë, në mushkëri të pacientëve shihen njolla të bardha që tregojnë zona të inflamacionit. Këto nga ana tjetër shkaktojnë akumulim të tepërt të lëngjeve në mushkëri. Për këtë arsye sindroma e pneumonisë mori këtë emër. 

Gazeta kineze "Global Times", e cila është e afërt me regjimin komunist, pranoi se spitalet po luftojnë për të përballuar " rastet e shtuara të sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët ". Në të njëjtin shkrim thuhej se “sistemi shëndetësor nuk është në të njëjtën situatë si ai për të luftuar koronavirusin në qytetin e Wuhan. Ndërkohë disa masa për të kontrolluar koronavirusin kanë filluar të rishfaqen në Kinë, veçanërisht në " shkolla, institucionet e kujdesit për fëmijët dhe shtëpitë e pleqve".

Poll

MOS HUMB