
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është informuar për rrëzimin e helikopterit që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian. Shefi i Shtëpisë së Bardhë po monitoron të gjithë situatën, duke marrë raporte nga Departamenti i Shtetit. Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurimit Kombëtar pasi me çdo orë që kalon shtohet mundësia e skenarit se Raisi ka vdekur.
Situatën po e monitoron edhe Bashkimi Eruopian. Me një deklaratë zyrtare ka dalë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shkruan: Së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe partnerët ne po monitorojmë nga afër situatën.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI