Bota

Aksidentohet autobusi në Kosovë, plagosen 17 persona

Mediat e Kosovës shkruajnë se një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

F.m
Aksidentohet autobusi në Kosovë, plagosen 17 persona
Kosovë

KOSOVË- 17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kosovë. Ngjarje e rëndë është raportuar këtë mbrëmje në fshatin Shkrel të Rugovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, 17 prej pasagjerëve janë plagosur.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal,”- thuhet në njoftim.

Poll

MOS HUMB