Bota

Aksidentohet trajneri personal i Giorgia Melonit, dërgohet me kod të kuq në spital

Fabrizio Iacorossi njihej si trajneri i VIP-ave

E.K
Aksidentohet trajneri personal i Giorgia Melonit, dërgohet me kod të
Meloni dhe trajneri i saj

ITALI- Fabrizio Iacorossi, trajneri personal i kryeministres italiane Giorgia Meloni, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë paradites së sotme. Ai u shtrua në spital me kod të kuq, pasi u përplas nga një makinë në Via Litoranea, teksa ishte duke bërë shëtitje me biçikletë.

Patrullat e policisë lokale dhe karabinierët ndërhynë në vendngjarje, duke dërguar 44-vjeçarin me autoambulancë në spital. Burri që drejtonte makinën, i cili rezultoi negativ për alkool, ndaloi menjëherë për të ndihmuar Iacorossin.

Trajneri personal, Fabrizio Iacorossi është 44 vjeç dhe njihet kryesisht si trajneri atletik i kryeministres Giorgia Meloni. Ai ishte gjithashtu trajner i Francesco Totti-t, në Totti Sporting Club (ish-qendra sportive e kapitenit të Romës).

Mik i legjendës Giallorossi por edhe Ilary Blasi. Me kalimin e viteve ai ka krijuar marrëdhënie edhe me personazhe të tjerë si Florenzi, De Rossi, Balzaretti, Vucinic.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB