Bota

Akuzat për abuzim seksual/ Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani

Policia rumune tha se urdhër-arrestet evropiane për dy vëllezërit u lëshuan nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për abuzime seksuale.

f.t
Akuzat për abuzim seksual/  Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen
Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan

RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar në Rumani pasi urdhër arrestet evropiane u lëshuan nga Mbretëria e Bashkuar, tha përfaqësuesi i tij. Ata akuzohen për agresion seksual rreth viteve 2012-2015, raporton BBC.

Vëllezërit Tate “refuzojnë kategorikisht të gjitha akuzat”, thuhet në deklaratë. Policia rumune tha se urdhër-arrestet evropiane për dy vëllezërit u lëshuan nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për abuzime seksuale të hënën. Dy vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg dhe më vonë në arrest shtëpie që kur u ndaluan në dhjetor 2022.

Ata të dy u akuzuan se së bashku me dy gra rumune që akuzohen si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar. Pretendohet se të katër formuan grupin në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani dhe vende të tjera përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Tate fitoi një apel në gusht 2023 për t’u liruar nga arresti shtëpiak pasi ai pret gjykimin në një datë që ende nuk është vendosur. Vëllezërve u thanë se mund të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi./ZËRI

Poll

MOS HUMB