
FRANCË- Marine Le Pen do të dal përpara gjyakës ditën e hënën pasi akuzohet se ka vjedhur disa fonde nga Bashkimi Evropian. Një akuzë që e ka shoqëruar prej 20 vitesh politikanen, por më datë 1 Tetor do gjykatësit do të thonë fjalën e fundit. Seanca gjqysore do të ndiqet nga rivalët e saj kryesor, madje edhe nga Emmanuele Macron, i cili me gjasa do të pasohet nga Le Pen në zgjedhjet e 2027.
Sipas mediave të huaja, partia që ajo drejton, “Tubimi Kombëtar” dyshohet se përvetësuar disa fonde të dhëna nga BE në vitin 2004 për të paguar stafin, por në vend të kësaj Le Pen i ka përdorur ato për partinë e saj.
“Ajo krijoi një sistem të centralizuar që çoi në keqpërdorimin e fondeve evropiane. Nuk ishin vetëm para aty-këtu, ishte një sistem që u vendos dhe që filloi me babain e Le Pen dhe themeluesin e partisë, Jean-Marie Le Pen dhe vazhdoi me Marine Le Pen për të centralizuar paratë e alokuara nga Parlamenti Evropian”, ka deklaruar avokati kryesor Patrick de Maisonneuve që përfaqëson Parlamentin Evropian.
Partia e Tubimit Kombëtar nuk i ka pranuar këto akuza, madje e ka quajtur sulm politik për të njollosur figurën e politikanes.
“Asistentët parlamentarë nuk punojnë në Parlament. Ata janë asistentë politikë të zyrtarëve të zgjedhur, politikë sipas definicionit” thanë nga partia.
Nëse shpallen fajtorë, Le Pen dhe të pandehurit mund të përballen me burgim deri në 10 vjet dhe gjoba deri në një milion euro secili./ ZËRI