Bota

Alarm në Japoni/ Pasojat e COVID-19, po përhapet frikshëm infeksioni i streptokokut

Vetëm 2 muajt e parë të vitit janë regjistruar 378 raste.

k.m.
Alarm në Japoni/ Pasojat e COVID-19, po përhapet frikshëm
Foto ilustruese

JAPONI- Një infeksion i rrallë bakterial i streptokokut, i cili ha mishin dhe ka 30% mundësi të shkaktojë vdekjen po përhapet në Japoni duke shkaktuar alarm në autoritetet shëndetësore të vendit. Ky infeksion vdekjeprurës po përhapet me ritme alarmante, ndërsa ekspertët janë ende të paaftë për të përcaktuar shkakun. "Streptokoku A" shkakton faringjit tek fëmijët. Por një formë më e rëndë e bakterit mund të çojë në komplikime të tilla si sindroma e shokut toksik (STSS). Numri i rasteve arriti nivele të larta vitin e kaluar në Japoni, me 941 raste të konfirmuara, por këtë vit pritet të thyejë rekorde. Vetëm 2 muajt e parë të vitit janë regjistruar 378 raste.

Sipas "TheGuardian", infeksionet e streptokokut A përhapen përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar, por edhe përmes kollitjes, teshtitjes dhe prerjeve. Disa njerëz kanë bakteret në trupin e tyre, por janë asimptomatikë, megjithatë mund ta përhapin.

Çfarë është streptokoku A?

Strep. A është një lloj i zakonshëm i baktereve që mbijeton në fyt dhe lëkurë dhe zakonisht trajtohet lehtësisht. Infeksionet më të lehta të shkaktuara nga i ashtuquajturi strep A përfshijnë skarlatinën, erizipelën dhe laringitin, të cilat të gjitha trajtohen me antibiotikë. Forma më e rëndë e infeksionit është STSS, simptomat e të cilës janë ethet, të dridhurat, dhimbjet muskulore, të përzierat dhe të vjellat.

Pse Japonia po shënon rritje të rasteve?

Sipas disa ekspertëve, rritja e shpejtë e rasteve lidhet me heqjen e kufizimeve gjatë pandemisë së koronavirusit. Covid-19 përkufizua si grip normal në maj të vitit 2023. Por sistemi imunitar i njerëzve pas shërimit nga Covid-19 mund të bëjë që trupi të jetë i ndjeshëm ndaj disa mikroorganizmave.

"Ne duhet të qartësojmë ciklin e infeksionit me strep dhe ta vendosim atë nën kontroll të menjëhershëm,”-tha Ken Kikuchi, një profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Tokios./ZËRI

Poll

MOS HUMB