Bota

Alarmi! Shkëputet nga Antarktida ajsbergu më i madh në botë

Ajsebergu ka një sipërfaqe prej 4000 hektarësh, e cila është 3 herë më e madhe se Nju Jorku.

f.t
Alarmi! Shkëputet nga Antarktida ajsbergu më i madh në botë
pamje satelitore të A23a

SHBA- Shkëputja e ajsbergut më të madh në botë nga Antarktida po shkakton shqetësim në komunitetin shkencor.  Ajsbergu më i madh në botë është zhvendosur për herë të parë në 37 vjet. Ajsebergu ka një sipërfaqe prej 4000 hektarësh, e cila është 3 herë më e madhe se Nju Jorku dhe po lëviz drejt hemisferës jugore duke kërcënuar transportin detar. 

I quajtur A23a sipas ekspertëve po lëviz relativisht shpejt, për shkak të erërave dhe rrymave detare. Shkencëtarët thonë se A23a, ndër ajsbergët më të vjetër në botë, mund të ngecë sërish në tokë ose të ndahet në copa më të vogla ose të bëjë rrugën e tij drejt Afrikës së Jugut. 

Në skenarin kur muri masiv i akullit arrin dhe stabilizohet në Gjeorgjinë Jugore, në Atlantikun e Jugut, do të rrezikonte miliona pinguinë, foka dhe zogj deti që shumohen atje. Madhësia e tij e madhe mund të prishë gjithashtu rrugët e kërkimit të ushqimit të kafshëve.

Poll

MOS HUMB