Bota

Dodik emëron Vulin senator të Republikës Srpska

Vulin u emërua me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.

f.t
Dodik emëron Vulin senator të Republikës Srpska
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vulin

SARAJEVË- Aleksandër Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Srpska. Vulin u emërua me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Në vendim thuhet se në bazë të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe Ligjit për Senatin, Vulin emërohet senator i Republikës Srpska nga 1 dhjetori.

Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Politikani serb, i cili kryeson partinë Lëvizja Socialiste, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë. Vulin është aktori kryesor në një aferë të madhe ndërkombëtare spiunazhi e cila në masë të madhe ka kërcënuar reputacionin e Serbisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB