Bota

Alexei Navalny vdiq nga 'sindroma e vdekjes së papritur'? Dyshimet dhe 'hijet' e zeza mbi Kremlin

Një autopsi mund të sqarojë shkaqet e vdekjes, por siç raportoi avokati i Navalny, trupi i tij nuk ishte në morg.

E.K
Alexei Navalny vdiq nga 'sindroma e vdekjes së papritur'?
Alexei Navalny

RUSI- Sipas versionit të dhënë nga Moska, vdekja e “armikut” të Kremlinit Alexei Navalny, i burgosur në koloninë penale Kharp, ishte shkaktuar nga një sëmundje e papërcaktuar e zemrës. Rezultatet e një komisioni ndërkombëtar tregojnë se viktimat e këtyre sulmeve në mbarë botën arrijnë në afërsisht 4.5 milionë çdo vit.

Lideri i opozitës rus Alexei Navalny, sipas Moskës, vdiq të premten më 16 shkurt duke vuajtur nga "sindroma e vdekjes së papritur". Sipas Rusisë, vdekja e 47-vjeçarit të burgosur në koloninë penale të Kharp, në rajonin arktik të Yamalo-Nenets, u shkaktua nga shkaqe natyrore.

Sipas departamentit rajonal të Shërbimit Federal të Ndëshkimit Rus, Navalny, në burg që nga viti 2021 ku po vuante një dënim 19-vjeçar, u sëmur pas një shëtitje në ajër të pastër. Ndërsa TV rus Russia Today raportoi se vdekja ishte shkaktuar nga tromboza. Një autopsi mund të sqarojë shkaqet e vdekjes, por siç raportoi avokati i Navalny, trupi i tij nuk ishte në morg.

Që në minutat e para pas lajmit për vdekjen e Alexei Navalny, anëtarët e familjes, mbështetësit dhe dhjetëra liderë ndërkombëtarë dhe organizata të të drejtave të njeriut ngritën dyshime për rrethanat reale që çuan në vdekjen e 47-vjeçarit, duke vënë në pikëpyetje presidentin rus Vladimir Putin./ZËRI

Poll

MOS HUMB