Bota

Armë, municion dhe veshje ushtarake/ Policia e Kosovës aksion në Veri, çfarë u gjet në Zveçan

Sipas Policisë vendase, gjatë aksionit janë sekuestruar uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

I.F
Armë, municion dhe veshje ushtarake/ Policia e Kosovës aksion në
Pamje nga operacioni i Policisë së Kosovës

ZVEÇAN- Autoritetet e Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në Zveçan, ku kanë sekuestruar armë, municion dhe veshje ushtarake. Sipas Policisë vendase, gjatë aksionit janë sekuestruar uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy kavanoze të tjera”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë operacionit Policia gjeti: 4 granata M75, dy pushkë automatike AK 47, gjashtë karikatorë me municion të AK 47, një karikator i zbrazët, 156 fishek të AK 47, 179 fishekë të M48, një antiplumb ushtarak, me dy pllaka, tri palë pantallona, katër xhaketa ushtarake, dy jelekë, dy maska gazi, dy çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë, një bluze e zezë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB