Bota

Arrestohet në Kolumbi "La Madrina"/ Gruaja që furnizonte me kokainë kartelin ballkanik

47-vjeçar konsiderohej si personi kryesor që furnizon kartelet ballkanike me kokainë, por edhe si trafikantja kryesore e drogës në Holandë.

k.m.
Arrestohet në Kolumbi "La Madrina"/ Gruaja që furnizonte me
Aura Jazmin Castro Ruzim

EKUADOR- Aura Jazmin Castro Ruzim, 47 vjeç, e njohur si "La Madrina", u arrestua disa ditë më parë në Medellin. Për të ishte "prerë" një urdhër-arresti nga Interpoli, pasi po kërkohej nga Holanda. Sipas mediave të huaja, 47-vjeçar konsiderohej si personi kryesor që furnizon kartelet ballkanike me kokainë, por edhe si trafikantja kryesore e drogës në Holandë. Por lirisë së saj i erdhi fundi, pasi u kap nga skuadra kundër narkotikëve në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme.

Në imazhet e postuara nga autoritetet, një ekip SWAT shihet teksa hyn në shtëpinë e Castro Ruíz-it dhe i vendos prangat, teksa ajo ka ende të veshura të brendshmet e saj. Po ashtu, në të njëjtën shtëpi, kishte edhe një statujë të Shën Marisë. 

Arrestohet në Kolumbi "La Madrina"/ Gruaja që furnizonte me
Aura Jazmin Castro Ruzim

Aura dyshohet se ka jetuar në Evropë deri tre vjet më parë dhe për shkak se merrej brenda me kartelet, fitoi edhe nofkën "Kumbara". Castro Ruíz më pas pati një mosmarrëveshje me Kartelin Ballkanik, të cilën tentuan 5 herë për ta hequr qafe, para se ajo të ikte në Amerikën e Jugut. Ajo u bë aq e fortë saqëkrijoi një organizatë të madhe dhe më shumë se 170 njerëz që punojnë për të. Castro Ruíz ka hyrë në treg që nga viti 2000, por tani po përballet me akuza të shumta në Holandë./ZËRI

Poll

MOS HUMB