
RUSI- Avokati Vasily Dubkov që përfaqësonte politikanin e ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, është arrestuar në Moskë, kanë raportuar mediat ruse.
Trupi i liderit të opozitës u mbajt nga autoritetet e burgut për më shumë se një javë pas vdekjes së tij. Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, udhëtoi për në burgun e largët të "Ujkut Polar", ku ai vdiq për të marrë trupin e tij, i shoqëruar nga Vasily Dubkov.
Arrestimi i Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe agjencia e lajmeve SOTA. Në tetor 2023, avokatë të tjerë të Navalny - Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster u arrestuan me akuzën e "ekstremizmit"./ZËRI