Bota

'Bëri qejf me Ramën dhe Erdoganin'/ Akuzat që përjashtuan Samaras nga "NeoDemokracia"

Partia në pushtet largoi Antonis Samaras pas intervistës që ish-kryeministri tha për "BIMA", ku ai sulmoi Kyriakos Mitsotakis dhe Giorgos Gerapetritis. Madje i akuzoi për tradhti. 

k.m.
'Bëri qejf me Ramën dhe Erdoganin'/ Akuzat që
Kyriakos Mitsotakis dhe Antonis Samaras

ATHINË- Antonis Samaras është përjashtuar nga partia "NeoDemokracia". Vendimi është marrë nga Partia, por edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Partia në pushtet largoi Antonis Samaras pas intervistës që ish-kryeministri tha për "BIMA", ku ai sulmoi Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis. Madje i akuzoi për tradhti. 

Në njoftimin e lëshuar nga përfaqësuesi i qeverisë, thuhet se Samaras nuk ka “shprehur opinione” por ka akuzuar kryeministrin e Greqisë Mistotakis dhe presidenti i Republikës së Qipros “po argëtoheshin” me presidentin e Turqisë, Recep Tajip Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

NJOFTIMI PËR PËRJASHTIMIN E SAMARAS:

E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë të shprehin herë pas here pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre për çështjet e politikës. Samaras në intervistën e tij të fundit nuk ka shprehur opinione. Ai shprehu mospajtimin e tij të plotë me të gjithë politikën e qeverisë. Madje ai shkoi aq larg sa pretendoi se kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Republikës së Qipros “kanë bërë qejf” me presidentin e Turqisë dhe kryeministrin e Shqipërisë. Të gjitha sa më sipër nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikën dhe qëndrime të tilla politike. Ata që parashikojnë një ND të tkurrur në masën 18%, duhet të kenë parasysh se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar tre zgjedhje kombëtare deri më sot me përqindje të rendit 40%. Prandaj, z. Samaras me intervistën e sotme e vendos veten për të dytën herë pas vitit 1993 jashtë "Demokracisë së Re". Në fund të fundit, kjo është ajo që ai kërkonte. Megjithatë, këtë herë historia nuk do të përsëritet. Mazhoranca qeveritare vazhdon në mënyrë të qëndrueshme kursin e saj, pa Samara. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e vendit në këto kohë të trazuara.

Por çfarë tha Samaras pas përjashtimit? 

Antonis Samaras “akuzon” Kyriakos Mitsotakis për arrogancë dhe mungesë gjakftohtësie. Menjëherë pasi mori vesh vendimin, lajmëroi mediat se nuk i hiqte asnjë detaj intervistës së tij, duke theksuar se në të ardhmen do të diskutonte sërish për çështjet që mund ta shqetësonin. 

“Kam folur, flas dhe do të flas vetëm për atë që ka të bëjë me Greqinë. A ka këtu ndonjë gabim?  Kam sakrifikuar gjithçka për vendin tim, madje edhe shëndetin. Por askush nuk mund të më detyrojë të sakrifikoj ndërgjegjen time. Gjyqtari i të gjithëve ne do të jetë populli dhe historia. Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re,"-tha ai në reagimin e parë.

Ndërsa vetë Mitsotakis ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment. Përkundrazi, përveçse e përjashtoi nga partia, tani ka nisur nga procedurat për ta larguar edhe nga grupi parlamentar dhe të gjithë strukturat./ZËRI

Poll

MOS HUMB