
SHBA- Një video nga konferenca për shtyp e dhënë nga Joe Biden pas takimit me Xi Jinping ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale, pasi presidenti amerikan vendosi të përsërisë një përshkrim të homologut të tij kinez që kishte zemëruar Pekinin në të kaluarën. Komenti i presidentit amerikan erdhi në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari që donte të dinte nëse Biden ende e konsideron udhëheqësin kinez një "diktator".
"Ai është një diktator në kuptimin që ai sundon një vend, një vend komunist, ku forma e qeverisjes është krejtësisht e ndryshme nga e jona”, tha presidenti amerikan, duke i habitur ata që prisnin që ai të fokusohej vetëm në pozitivet e samitit dhe lartësojnë rezultatet e saj.
Një nga arsyet që klipi është bërë viral në Twitter është reagimi i Blinken ndaj pranimit publik të Bidenit se ai ende mban të njëjtin mendim për Xi Jinping. Shumë komentues “panë” zhgënjim të thellë në shikimin e ulur të Blinken, duke spekuluar se deklarata e presidentit amerikan ishte një surprizë jashtëzakonisht e pakëndshme.