
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar këtë të mërkurë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ky është takimi i parë mes tyre që pasi Netanyahu u rizgjodh në krye të Izraelit.
Raportohet se gjatë takimit Biden është zotuar në ruajtjen e ekuilibrave të demokracisë ndërsa Netanyahu, i cili po përballet me protesta të shumta në lidhje me reformën gjyqësore është shprehur se kjo është një përpjekje e Izraelit për ruajtjen e demokracisë.
Pas takimit “kokë më kokë” dy liderët kanë zhvilluar një takim dhe në prani të delegacioneve përkatëse.
Poll