
FRANCË-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Francë, saktësisht gjatë takimit që ka pasur me kreun e shtetit francez Emanuel Macron, ka biseduar më së shumti edhe në lidhje me Kosovën. Vuçiç pas takimit u shpreh i lumtur për bisedimet dhe tregon se u arritën disa marrëveshje konkrete, raporton Kurir.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve vendas që e ndoqën vizitën e tij në Paris, ai u shpreh se "pak njerëz do t'i përgjigjen ashpër presidentit të Francës si ai mbrëmë". Ai gjithashtu shpjegoi se nuk e bëri për guximin, por sepse mendon për vendin që ai drejton.
“Mund të dërgoni në televizion dikë që nuk më pëlqen dhe që do të flasë për mua, por unë jam ai që kam qenë aty për 12 vjet në të gjitha bisedimet me Prishtinën, jam si një enciklopedi, për atë që ka ndodhur. Nuk ka njeri në botë që e di si unë, askush nuk ka marrë pjesë në bisedime, kam ndërruar gjashtë sete në Prishtinë, e di saktësisht se kush çfarë ka thënë dhe mbaj shënime, disa janë marrë nga autoritetet, disa mbeten",- tha Vuçiç.
Veç këtyre, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vizitën e presidentit të Francës në Serbi./ZËRI