Bota

Biznesmeni 78-vjeçar ende mbahet peng në Ekuador, Policia liron të dashurën

Ende nuk ka raportime për kërkesa shpërblese dhe fati i Armstrong është i panjohur.

E.K
Biznesmeni 78-vjeçar ende mbahet peng në Ekuador, Policia liron
Colin Armstrong dhe Katherine Paola Santos

EKUADOR- Partnerja seksi e milionerit të rrëmbyer britanik, Colin Armstrong, po merret në pyetje nga detektivët pasi u shpëtua në një operacion sekret nga autoritetet në Ekuador. Gruaja me origjinë kolumbiane, Katherine Paola Santos, u rrëmbye së bashku me ish-konsullin e nderit 78-vjeçar Armstrong në shtëpinë e tij. Cesar Zapata, i emëruar si komandant i përgjithshëm i forcës së Policisë Kombëtare të vendit në fillim të këtij viti nga ish-presidenti Guillermo Lasso, thuhet se ka marrë përgjegjësinë personale për hetimin e nivelit të lartë së bashku me një njësi të specializuar kundër rrëmbimit dhe zhvatjes të quajtur UNASE.

Shërbimet e inteligjencës britanike thanë sot se po ndihmonin policinë ekuadoriane për të gjetur Armstrong. Biznesmeni ishte ish-konsulli nderi i Britanisë në qytetin e Guayaquil derisa djali i tij Nick mori detyrën në vitin 2016. 

Përveç themelimit dhe zotërimit të një kompanie të madhe furnizimi bujqësor në vendin e Amerikës së Jugut, ai është drejtor së bashku me djalin e tij në pronën Tupgill Park, një prone prej 500 hektarësh pranë Leyburn në North Yorkshire, e cila ka qenë shtëpia e familjes për më shumë se 45 vjet.

Policia Kombëtare e Ekuadorit deri më tani ka bërë vetëm një koment për rrëmbimin, i cili ndodhi rreth orës 2:45 të mëngjesit me orën lokale të shtunën në fermën e biznesmenit të quajtur Rancho Rodeo Grande pranë qytetit Baba në provincën Los Rios. Ende nuk ka raportime për kërkesa shpërblese dhe fati i Armstrong është i panjohur./ZËRI

Poll

MOS HUMB