Bota

Blinken jep LAJMIN: Jemi afër një marrëveshjeje për armëpushimin në Gaza

Blinken jep lajmin për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo do i jepte fund luftës së përgjakshme në Rripin ne Gazës.

E.K
Blinken jep LAJMIN: Jemi afër një marrëveshjeje për
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken vlerësoi sot se negociatat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës janë drejt fundit.

“Ka ende disa çështje që duhen zgjidhur, që duhet t’i negociojmë. Ne po bëjmë pikërisht këtë”, tha shefi i diplomacisë amerikane, duke folur në Forumin e Sigurisë në Kolorado.

"Unë besoj se jemi disa hapa larg dhe po shkojmë drejt vijës së finishit për të arritur një marrëveshje që do të përfshinte një armëpushim, do të kthente pengjet në shtëpi dhe do të na vendoste në një pozitë më të mirë për t'u përpjekur të ndërtojmë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm’’, shtoi Blinken./ZËRI

Poll

MOS HUMB