Bota

Blinken pas takimit me Netanyahun: SHBA do ta mbështesë gjithmonë Izraelin

Netanyahu në fjalën e tij deklaroi se Hamasi është një organizatë terroriste, që meriton të neveritet nga bota e qytetëruar

D.XH
Blinken pas takimit me Netanyahun: SHBA do ta mbështesë gjithmonë
Blinken dhe Netanyahu

TEL AVIV – Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë për mediat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Blinken deklaroi se mbështetja amerikane për Izraelin do të vazhdojë dhe do të jetë gjithmonë. Ai tha se dhe vetë është me prejardhje hebreje dhe se Hamasi, përbën një kërcënim për rajonin.

Ai dhe Netanyahu e krahasuan brutalitetin e Hamasit me atë të ISIS-it. Blinken i premtoi Izraelit më shumë municion për të pasuruar mbrojtjen ajrore. Ai premtoi mbështetje në Kongres për më shumë ndihmë ushtarake ndaj Izraelit.

Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej. Ai tha se demokracia duhet të fitojë, përballë terrorizmit. "Ajo që bashkon njerëzit janë vlerat njerëzore", tha Blinken.

"Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve. Ne duhet të mbrojmë jetën e civilëve, qofshin ata izraelitë, palestinezë apo çdo kombësie tjetër. Dëmtimi i civilëve është i pafalshëm", tha Blinken.

Njësoj si Biden gjatë ditës së djeshme, edhe Blinken deklaroi se Izraeli, gjatë bombardimeve në Gaza, duhet të ketë parasysh rregullat e luftës. Netanyahu nga ana e tij tha se Hamasi është një organizatë terroriste, që meriton të neveritet nga bota e qytetëruar.

Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 persona. Izraeli u përgjigj me raketa, duke vrarë 1200 palestinezë./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB