Bota

Boksieri gjerman në gjendje kritike për jetën, u qëllua me armë nga një bandë në Berlin

Sipas mediave gjermane, 29-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

k.m.
Boksieri gjerman në gjendje kritike për jetën, u qëllua me
Ibrahim Ayada

GJERMANI- Boksieri gjerman Ibrahim Ayada u qëllua në qafë jashtë shtëpisë së tij në Berlin. Sipas mediave gjermane, 29-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ayada po kthehej në shtëpi në orën 3:40 të natës, teksa dy persona në një makinë me xhama të lyer me targa holandeze e takuan atë përpara hyrjes dhe qëlluan disa plumba në të.

Sipas Bild, një nga plumbat e ka goditur në qafë.

Ata ikën nga sulmuesi dhe Ayada-s i erdhën në ndihmë punonjësit e hotelit përballë ndërtesës së tij. Boksieri u dërgua me urgjencë në spital dhe u operua menjëherë, por ende ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mediat gjermane supozojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të përballjeve mafioze sepse Ayada shpesh shihej në shoqërinë e anëtarëve të një prej klaneve kryesore mafioze në Berlin.

Ayada luftoi për herë të fundit në fund të vitit 2020. Ai luftoi në kategorinë super të mesme dhe pati të njëjtin numër fitoresh në nëntë  ndeshje./ZËRI

Poll

MOS HUMB