Bota

Bora “pushton” SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, probleme me fluturime, mijëra familje pa energji

'Kaos' në Britani, Holandë dhe Gjermani.

k.m.
Bora “pushton” SHBA-në dhe Evropën Perëndimore,
Foto ilustruese

TIRANË- Vendet në Evropën Perëndimore dhe gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me probleme për shkak të motit të keq me reshje të dendura bore në shumë zona. Më shumë se 3,300 fluturime u vonuan dhe mbi 1,700 të tjera u anuluan për shkak të motit të keq. Sipas të dhënave, Aeroporti Ndërkombëtar i Kansas City ka qenë më i godituri për fluturimet dalëse, pasi 86% e tyre janë anuluar.

Sipas ABC, vlerësohet se më shumë se 60 milionë amerikanë do të përballen me reshje bore, ngrica dhe stuhi të forta. Sipas BBC, ky mund të jetë janari më i ftohtë në SHBA që nga viti 2011.

Dëbora e madhe shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të udhëtimeve edhe në Angli këtë mëngjes. Si pasojë, aeroportet e Mançesterit dhe Liverpulit mbyllën pistat e tyre. Në Anglinë veriore, toka u mbulua këtë mëngjes nga 12 centimetra borë. Në disa zona në lartësi mbi 300 m ka rënë deri në 40 cm borë.

Reshjet e borës kanë shkaktuar edhe probleme në qarkullimin rrugor.

Ndërprerjet e energjisë kanë prekur shumë familje në Angli dhe Uells. Ndërkohë, pothuajse 60,000 shtëpi dhe biznese në Irlandë janë gjithashtu pa energji elektrike. Edhe në Holandë, të paktën 70 fluturime janë anuluar.

Në të njëjtën kohë, probleme në qindra fluturime janë anuluar edhe në Gjermani. Anulime dhe vonesa kanë ndodhur në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut dhe Shtutgartit. Problemet më serioze ishin në aeroportin e Frankfurtit, me të paktën 120 ngritje dhe ulje të anuluara./ZËRI

Poll

MOS HUMB