Bota

Boris Johnson: Netanyahu më vuri përgjues në tualetin e Ministrisë së Jashtme

Lidhur me pajisjen e përgjimit, e cila u gjet në vitin 2017, Johnson thotë se Netanyahu, të cilin ai e quan Bibi, kërkoi që të përdorte tualetin.

k.m.
Boris Johnson: Netanyahu më vuri përgjues në tualetin e
Boris Johnson dhe Benjamin Netanyahu

BRITANI E MADHE- Një pajisje përgjimi u gjet në banjën personale të Boris Johnson në Ministrinë e Jashtme pasi tualeti ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu. Të paktën kështu pretendon ish-kryeministri britanik në librin e tij, i cili do të publikohet me datë 10 tetor. Edhe pse libri ende nuk është publikuar, mediat po zbardhin detaje nga rrëfimet e Johnson. Lidhur me pajisjen e përgjimit, e cila u gjet në vitin 2017, Johnson thotë se Netanyahu, të cilin ai e quan Bibi, kërkoi që të përdorte tualetin.

Në librin e tij, 'Unleashed', Johnson shkruan: Atje Bibi qëndroi pak gjatë dhe mund të jetë ose jo një rastësi, por më vonë mu komunikua se kur po bënin disa rregullime gjetën një pajisje që përdoret për përgjim. 

Kur u pyet gjatë një interviste me "The Telegraph" nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.

Nuk është e qartë nëse Izraeli u vu në dijeni, apo u qortua për vendosjen e pajisjes. Po ashtu, ka raportime se pak a shumë në të njëjtën kohë një pajisje e ngjashme u gjet edhe në Shtëpinë e Bardhë. Edhe për këtë ngjarje u akuzua Izraeli.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu ka bashkëpunuar gjithë kohën metë.Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet sekrete./ZËRI

Poll

MOS HUMB