Bota

Borrell fton ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent

Përfaqësuesi i lartë i BE-së fton përfaqësues të Izraelit dhe Palestinës, në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së

D.XH
Borrell fton ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin
Joseph Borrell

BRUKSEL – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, për Punët e Jashtme dhe për Politikat e Sigurisë, Joseph Borrell, ka njoftuar se ka ftuar ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrel, në rrjetin social X, njofton se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të jashtëm të BE-së, janë ftuar edhe ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen e ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit dhe atë palestinez, të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së,  që do të mbahet sot pasdite", shkroi Borrell.

Borrell nuk shprehet nëse ministrat e vendeve që ka ftuar kanë pranuar ftesën. Takimi pritet të mbahet me video konferencë. BE-ja dhe shtete perëndimore, duke reaguar për sulmet, kanë dhënë mbështetje për Izraelin.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB