
Bota asnjëherë nuk ka qenë një vend perfekt, por gjithmonë e kërcënuar nga konflikte e luftërat.
Mirëpo, duket se globi kurrë nuk ka qenë në një rrezik më të madh, sa i përket shpërthimit të mundshëm të ndonjë lufte globale.
‘Bloomberg’ raporton se rreziku nga armët nuklere është shtuar ndjeshëm dhe se bota nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar sesa sot, që nga vitet 1960.
Shifrat tregojnë se SHBA dhe Rusia kanë pasur një ritëm të ngjashëm në prodhimin e armëve nukleare, por se Moska ka rritur në mënyrë të ndjeshme investimet në këtë fushë.
Kjo lidhet edhe me faktin se shteti rus ka hyrë në konflikte të hapura në Ukrainë, deri në rrezik konfrontimi me botën perëndimore.
Rreziku nuklear është shtuar ndjeshëm, ndërsa konflikte në mbarë rrezullin vazhdojnë të jenë të ndezura.
Më poshtë është dhe grafiku, me shtetet që kanë rritur prodhimin e armëve bërthamore. Ajo që vihet re është se Rusia ka parakaluar SHBA-të dhe çdo shtet tjetër të botës, duke u bërë një vend vërtetë i rrezikshëm për paqen globale.
/Zëri.ai/
View this post on Instagram