
BRAZIL- Peshkaqenët në ujërat e brigjeve të Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, lajmëruan shkencëtarët.
Studiuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta në det mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët, me tonelata kokainë të gjetura në Florida, Amerikën Jugore dhe Qendrore, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tyre, një studim nga Fondacioni Oswaldo Cruz në Brazil tani ka gjetur prova se peshkaqenët në fakt po preken nga drogat që ndotin oqeanin.
Shkencëtarët testuan 13 peshkaqenë të egër brazilianë që ishin kapur nga anijet e vogla të peshkimit. Studjuesit vendosen t’i testojnë pasi speciet e kalojnë gjithë jetën e tyre pasi shpesh-herë tonelata droge hidhen në det dhe gjallesat ujore kanë shumë gjasa të preken nga lëndët narkotike
Shkencëtarët testuan muskujt dhe indet e mëlçisë, për të kërkuar kokainën dhe benzoilekgoninën, metabolitin kryesor në ilaç.
Të 13 peshkaqenët rezultuan pozitiv ndaj testit të kokainës, me një përqendrim 100 herë më të lartë se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore, zbuluan shkencëtarët.
Testi shënon studimin e parë që zbuloi praninë e kokainës në peshkaqenë, dhe u zbulua se substanca ishte më e përhapur në indet e muskujve sesa në mëlçitë e peshkaqenëve.
Megjithatë, studimi tha se fusha e kërkimit ishte “shumë e kufizuar” dhe ndikimi i kokainës ose benzoilekgoninës në jetën ujore nuk dihet plotësisht.
Hulumtimi u publikua në gazetën Science of the Total Environment.
Në qershor të vitit të kaluar, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi më shumë se 6,400 kg kokainë në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik, me një vlerë të vlerësuar prej 186 milion dollarë. /ZËRI/