
DANIMARKË- Politikani danez Mike Fonseca është kthyer në kryefjalën e vendit të tij, pasi iu zbulua lidhja me një 15-vjeçare. Për mediat vendase ai tha se nuk kishte asnjë problem me marrëdhënien e tij.
"Mosha që kemi funksionon mirë për ne dhe ne e duam njëri-tjetrin”.
Tani ai u rikthye në punë në parlament, pasi mungoi disa ditë.
Fonseca, 28 vjeç, u raportua në polici në nëntor pasi pranoi se kishte një lidhje me një 15-vjeçare. Ai pohoi në komentet për mediat daneze në atë kohë se lidhja ishte "dashuri e vërtetë". Ai më pas u përjashtua nga partia e tij, Moderatët, lideri i të cilëve Lars Løkke Rasmussen tha se ai kishte mbetur "pa fjalë" kur mësoi për marrëdhënien e Fonseca-s. Por ai është kthyer në Parlament si i pavarur.
Lidhur me ngjarjen, mediat raportojnë se ai e filloi lidhjen kur vajza ishte në klasën e 8-të, por thekson se ajo ka dhënë gjithmonë pëlqimin e saj.
“Mund t'ju them se unë dhe e dashura ime po shkojmë mirë, na funksionon dhe ne e duam njëri-tjetrin. Unë do të vazhdoj të jem i vërtetë me veten time, me të dashurën time, të dashurit e mi dhe mandatin tim – tani si një deputet i pavarur i parlamentit. Rregullat bëhen çuditërisht të parëndësishme kur një çift e do njëri-tjetrin. Ndoshta është çmenduri, por dashuria nuk ndjek regulla. Dashuria ka një plan për secilin prej nesh dhe dashuria të bën të verbër,”-tha ai.
Në Danimarkë, mosha e pëlqimit është 15 vjeç, ndaj vlen të theksohet se Fonseca nuk po shkel ligjin duke pasur një marrëdhënie me një të mitur./ZËRI