Bota

Daja vrau mbesën, prindërit e 11-vjeçares të rrënuar: Dua ta shoh në sy dhe ta pyes, ‘pse e bërë’?

Dy prindërit e vajzës kanë folur të shkatërruar para mediave greke

E.K
Daja vrau mbesën, prindërit e 11-vjeçares të rrënuar:
prinderit e vasilikes

TIRANË- Prindërit e 11-vjeçares Vasilika e cila u vra nga daja e saj në Greqi, janë të shkatërruar. Duke folur për mediat greke, ata shpërthyen në lot për humbjen në mënyrë të padrejtë të vajzës së tyre dhe i kërkojnë përgjigje autoriteteve se pse nuk u burgos kur ai përdhunoi një të mitur në vitin 2017.

E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Nga ana e tij, babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë, për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij. 

37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika.

Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

E mitura ka humbur jetën për shkak të dy goditjeve fatale që daja i ka dhënë me një kaçavidë që kishte në dorë në momentin që tentoi ta përdhunonte. Siç u tregoi autoriteteve, vrasësi i pamëshirshëm (ende i paidentifikuar me emër) vetëm sa i kishte propozuar mbesës që të kryente marrëdhënie me të, por e mitura nuk kishte pranuar dhe i ishte përgjigjur duke i thënë se do t'i tregonte gjithçka familjes së saj. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB