Bota

Danimarka ndalon trafikun detar: Na ka shpëtuar një raketë, ka 150 kg eksploziv

Autoriteti Kombëtar Detar lëshoi ​​një paralajmërim për anijet që të shmangin një pjesë të ngushticës së Brezit të Madh për shkak të rrezikut se mund të bien pre e raketës.

k.m.
Danimarka ndalon trafikun detar: Na ka shpëtuar një raketë, ka
Foto ilustruese

KOPENHAGEN- Ushtria daneze ka lajmëruar se një gabim në një anijë të marinës ka detyruar autoritetet të mbyllin hapësirën ajrore dhe korsitë e transportit detar pranë një ngushtice të madhe dhe të ngarkuar në brigjet e Danimarkës. Autoriteti Kombëtar Detar lëshoi ​​një paralajmërim për anijet që të shmangin një pjesë të ngushticës së Brezit të Madh për shkak të rrezikut se mund të bien pre e raketës.

Anijeve u është kërkuar të hedhin spirancën nëse do të jetë e nevojshme që të mos kalojnë nga zona "e kuqe".

Danimarka ndalon trafikun detar: Na ka shpëtuar një raketë, ka
Zona me rrezik

Sipas BBC, një stërvitje detare filloi në zonë marsin e kaluar dhe do të përfundojë të premten. Pikërisht gjatë kësaj stërvitjeje është lëshuar edhe raketa, e cila është aktivizuar dhe nuk mund të çaktivizohet.

Raketa u lëshua nga "Niels Juel", e cila ka qenë pjesë e forcës detare të NATO-s që nga viti 2023. Ministria e Mbrojtjes tha se raketa përmbante 150 kg eksploziv, ndaj edhe ekziston rreziku që raketa të mund të fluturojë disa kilometra larg.

Për ngjarjen u shkarkua shefi i mbrojtjes, Gjeneral Flemming Lentfer, pasi nuk raportoi se sistemi i armëve nuk ishte në funksion. Për shkarkimin e tij, ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Troels Lund Poulsen, tha se kishte humbur besimin e tij tek Lentfer./ZËRI

Poll

MOS HUMB