Bota

Draft-statuti/ KE: Rruga e Kosovës ndikohet nga dialogu me Serbinë

Von der Leyen theksoi se sa i përket çështjes mes Kosovës dhe Sebrisë, dy vendet nuk duhen nxitur për t'i bërë bashkë, por secili shtet duhet të japë kontributin e tij për ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt BE-së. Sipas komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, rruga evropiane për Kosovën, vjen përmes një dialogu të suksesshëm në raport me Serbinë.

k.m.
Draft-statuti/ KE: Rruga e Kosovës ndikohet nga dialogu me Serbinë
Ursula von der Leyen dhe Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj ka thënë se implementimi i draft-statutit është me rëndësi dhe në interes të Kosovës. Gjithashtu Von der Leyen theksoi se sa i përket çështjes mes Kosovës dhe Sebrisë, dy vendet nuk duhen nxitur për t'i bërë bashkë, por secili shtet duhet të japë kontributin e tij për ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt BE-së.

"Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe është e rëndësishme që edhe ne të jemi shumë të qartë se çfarë presim nga Kosova. Ne kemi diskutuar kur isha në rajon për zbatimin e draft-statutit që Kosova ka marrë për komunat dhe ky zbatim do të ishte një hap i madh përpara, është në interes të Kosovës. Unë gjithashtu mendoj se nëse shikojmë Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme për ne që t’i japim secilit shtet mundësinë unike për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian, pra të mos i lidhim shumë të dyja bashkë sepse nxitja është shumë më pozitive nëse pyetja që ne bëjmë është se cili është kontributi juaj për të ecur drejt Bashkimit Evropian, cilat janë aktivitetet tuaja dhe të theksojmë kontributin e vërtetë të vendeve në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.” tha presidentja.

Ndërkohë, sipas komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, rruga evropiane për Kosovën, vjen përmes një dialogu të suksesshëm në raport me Serbinë. Gjithashtu edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se Këshilli ende nuk ka kërkuar nga komisioni që të japë opinion për këtë.

“Mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme të shihet se, po, ka një kërkesë për anëtarësim të paraqitur nga Kosova. Është në Këshill dhe Këshilli ende nuk i ka kërkuar Komisionit të japë një mendim për të. Ne jemi të gatshëm të japim mendimin. Nuk është detyra ime të interpretoj qëndrimin e Këshillit apo të shteteve anëtare, por ne mendojmë se, dhe këtë mund ta lexoni edhe në raportin tonë, për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm, kështu që ata duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm”, tha ai.

Në raportine miratuar nga Komisioni Europian, shprehet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre nga dialogu pa parakushte dhe vonesa të tjera. Në raport Kosovës i bëhet ftesë veçmas që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndër të tjera kërkohet që Asociacioni të themelohet duke pasur për bazë propozimin e fundit për draft-statusin për Asociacionin, që u është prezantuar palëve më 21 tetor./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB