Bota

Dërgonte luftëtarë për ISIS në Siri dhe punonte si spiun për Serbinë, arrestohet një person në Kosovë

Operacioni për arrestimin e Selimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Redaksia Zëri
Dërgonte luftëtarë për ISIS në Siri dhe punonte si
Foto ilustruese

PRISHTINË- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar Hysni Selimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëparshme në aktivitete terroriste. Ai dyshohet se ka punuar me Serbinë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë. Operacioni për arrestimin e Selimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

AKI ka arritur të identifikojë pesë persona të arrestuar përgjatë këtij viti që kanë lidhje me BIA-n serbe. Në mesin e personave të arrestuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe në maj të vitit të kaluar ishin Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Ndërkaq në qershor të vitit 2024 u arrestua Aleksandar Vlajiç dhe Jelena Gjukanoviç dhe në mars të 2025-ës, të cilët kishin qëllim rezistencën e armatosur në veri, përkatësisht mbledhjen e informacioneve dhe ndikimin në organizata ndërkombëtare.

I arrestuari Hysri Selimi ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS. I njëjti bashkë me anëtarët e tjerë të familjes kishin lëshuar Kosovën, me destinacion Sirinë, në mënyrë që t’i bashkoheshin ISIS-it.

Hysri Selimi nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit ishte i njohur nën dyshimin për lidhje me ISIS-n, derisa sipas aktakuzës së asaj kohe Selimi ishte angazhuar në byronë e ushtarëve të plagosur të ISIS-it për çka edhe ishte paguar rregullisht nga kjo organizatë me nga 100 USD në muaj.

Në vitin 2022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tij për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist. Ai akuzohej se me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai kishte udhëtuar për në Stamboll-Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.

Sipas prokurorisë, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka qenë i angazhuar në Byronë e ushtarëve të plagosur, dhe për këtë funksion është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej 100 USD në muaj. Hysri Selimi ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022./REL

Poll

MOS HUMB