Bota

DETAJET E FRIKSHME/ Autori student i arteve, para sulmit ekzekutoi babanë

Autori David Kozak ishte student i arteve. Gjatë paradites së sotme u gjet i vdekur dhe babai i tij.

D.XH
DETAJET E FRIKSHME/ Autori student i arteve, para sulmit ekzekutoi babanë
David Kozak

PRAGË – Policia e Çekisë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku David Kozak vrau së paku 15 persona dhe plagosi 30 të tjerë.

Efektivët çekë kanë konfirmuar se së paku 15 vetë janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Personi i armatosur ishte student në fakultetin e arteve në Universitetin Charles në Pragë.

Babai i personit të armatosur është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme. Besohet se ai është vrarë nga Kozak. Policia thotë se autori i armatosur ishte një 24-vjeçar nga një fshat 21 km larg Pragës.

‘Trupi i pajetë i personit të armatosur u gjet në universitet’, tha drejtori i policisë. Efektivët shprehen se autori mund të jetë frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë Çekisë. Të shtënat masive nuk besohet se janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar.

Studentët hidhen nga ballkoni për t'i shpëtuar sulmit

Një video e ditës së sotme, gjatë sulmit terrorist në Çeki po qarkullon në rrjetet sociale. Në të shihet sesi studentët, pasi kanë hipur mbi një parvaz, hidhen më pas prej andej. Studentët hidhen nga kati i tretë i ndërtesës në ballkonin e një kati më poshtë. E gjitha për t’i shpëtuar plumbave të 24-vjeçarit.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB