Bota

Dezinformimi në prag të zgjedhjeve, BE vëzhgon masat e 'Metas'

Mësohet se kompania ka aktivizuar 27 panele një për secilin shtet.

f.t
Dezinformimi në prag të zgjedhjeve, BE vëzhgon masat e
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se kompania 'Meta' ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters. Mësohet se kompania ka aktivizuar 27 panele një për secilin shtet.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”,-ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Komisioni Evropian muajin e kaluar hapi një hetim për shkelje të dyshuara të rregullave të përmbajtjes në internet të BE-së kundër Meta-s, pasi tha se platformat e saj 'Facebook' dhe 'Instagram' nuk kishin arritur të trajtonin dezinformimin dhe reklamat mashtruese. 

Komisioni ka frikë se dy mediat sociale mund të manipulojnë disi zgjedhjet duke ndikuar tek votuesit me opinione anti-ukrainase dhe pro-ruse. Komisioni ka nisur procedurat zyrtare për të vlerësuar nëse Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, mund të ketë shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA). Shkeljet e supozuara kanë të bëjnë me politikat dhe praktikat e Metës në lidhje me reklamat mashtruese dhe përmbajtjen politike në shërbimet e saj, fushatat e dezinformimit dhe sjelljet e koordinuara joautentike në BE.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët evropianë kanë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe përsëri në 27-28 qershor. Në këto takime ata do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për një zëvendësues të Charles Michel. Shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian./ZËRI

Poll

MOS HUMB