Bota

Dhuna ndaj Nikola Sandulloviç, avokati serb kallëzim penal kundër oficerëve të BIA-s

Stojkoviç u shpreh se do të ngrihet kallëzim edhe kundër gjyqtarit dhe prokurorit publik që kanë marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues për ndalimin e politikanit pas homazheve në Kosovë.

f.t
Dhuna ndaj Nikola Sandulloviç, avokati serb kallëzim penal
Nikola Sandulloviç

SERBI- Avokatët Çedomir Stojkoviç dhe Michael Polak nga Londra nesër do të paraqesin një kallëzim penal kundër disa oficerëve të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA) për dhunën ndaj Nikolla Sanduloviç. Stojkoviç u shpreh se do të ngrihet kallëzim edhe kundër gjyqtarit dhe prokurorit publik që kanë marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues për ndalimin e politikanit pas homazheve në Kosovë.

"Duke pasur parasysh se gjykata e arsyetoi ndalimin e paligjshëm të Nikolla Sanduloviçit me faktin se ai vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, një vajzë shtatëvjeçare e vrarë në vitin 1998, kallëzim penal për shkelje të ligjit nga gjyqtari dhe prokurori do të ngremë një rast kundër gjyqtarit dhe prokurorit publik që kanë marrë një vendim të tillë të kundërligjshëm, por edhe antikushtetues dhe të paqytetëruar. Sepse askush nuk duhet rrahur dhe askush nuk duhet të ndalohet vetëm për vendosjen e luleve mbi varrin e dikujt! Menjëherë pas paraqitjes së kallëzimit penal do t’u drejtohemi mediave”, tha Stojkoviç.

BIA deklaroi se vetëm donte të zbardhte kontekstin e veprimeve të paligjshme të Sanduloviç-it, të cilat prokurori kompetent i klasifikoi si vepër penale, duke ‘nxitur urrejtje dhe intolerancë kombëtare, racore dhe fetare”. Shërbimi sekret mohoi raportet se agjentët e tij e kishin rrahur atë, duke thënë se akuzat kishin për qëllim destabilizimin e vendit.

Nikola Sanduloviç është i vetmi politikan serb, që ka nderuar varret e familjes Jashari në Prekaz. Një ditë pasi ai kujtoi se ka nderuar familjen Jashari, u torturua nga BIA serbe./ZËRI

Poll

MOS HUMB