Bota

DISKRETË! Askush s'di gjë për ta, kush janë "bossat e drogës" që arrestoi SHBA, historia e "El Mayo" dhe djalit të El Chapo

Bashkë me të, në pranga u vendos edhe Joaquin Guzman Lopez, djali 38-vjeçar i themeluesit të dytë të kartelit, famëkeqit Joaquin "El Chapo" Guzman, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në SHBA që nga viti 2019.

k.m.
DISKRETË! Askush s'di gjë për ta, kush janë
Ismael “El Mayo” Zambade dhe Joaquin Guzman Lopez

MEKSIKË- Ismael “El Mayo” Zambade, bossi 76-vjeçar i drogës, një nga tre themeluesit dhe ish-drejtuesit e kartelit meksikan "Sinaloa" u arrestua të enjten pas një operacioni të autoriteteve amerikane. Bashkë me të, në pranga u vendos edhe Joaquin Guzman Lopez, djali 38-vjeçar i themeluesit të dytë të kartelit, famëkeqit Joaquin "El Chapo" Guzman, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në SHBA që nga viti 2019.

Duke cituar zyrtarë meksikanë dhe amerikanë, "ëall Street Journal" bëri me dije se Zambada u fut në kurth për të hipur në një aeroplan pas një operacioni disamujor nga hetuesit e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA dhe FBI-së. El Majo, i njohur gjithashtu si "Njeriu me kapelë", ishte i respektuar dhe famëkeq gjatë pesë dekadave të tij në biznes.

Nga tregtar në udhëheqës

Ngritja e Zambada nga tregtari i zakonshëm në "capo de capos" (bosi i shefave), siç quhet shpesh ai, është një histori pragmatizmi, dinakërie dhe korrupsioni. Pasi punoi për një kohë të shkurtër si një dërgues mobiljesh në rrugët e Culiacan, një qytet në Meksikën veriperëndimore, Zambada filloi një "karrierë" si tregtar dhe transportues droge në vitet 1970. Fillimisht ai punoi për Kartelin "Guadalajara", grup që fillimisht trafikonte opium, marijuhanë dhe më pas kokainë.

Më pas, ai punoi në kartelin "Juarez", ku edhe u bë drejtues. Posti i tij i ri u afrua gjithnjë e më shumë me Amado Carijon, i ashtuquajturi "Zot i qiellit". Kështu krijoi një rrjet kontaktesh në Kolumbi, një vend ku udhëtoi për të bërë miq dhe partnerë të mirë në prodhimin e kokainës. Dhe ndërsa bosët e tjerë vdisnin ose arrestoheshin, Zambada bëhej gjithnjë e më i fuqishëm.

DISKRETË! Askush s'di gjë për ta, kush janë

Ai rrallë e kishte problem të tradhtonte një aleat. Por diçka e dallonte nga të tjetër...ai ka qëndruar gjithmonë larg syve të publikut. Aktualisht nuk ka asnjë foto të tij. Madje thuhet se ka bërë një operacion plastik për të ndryshuar mënyrën sesi dukej. Dihet gjithashtu se është 180 centimetra i gjatë; është i madh dhe i fortë; ka shumë gra dhe fëmijë. Por asgjë më shumë se kaq!

1 milionë dollarë për ryshfet

Një nga djemtë e "El Majos", Vicente Zambada Niebla, u arrestua nga autoritetet meksikane në vitin 2009. Ditari i tij i burgut u botua më vonë. Në të, dhe në një deklaratë që u dha autoriteteve amerikane, Zambada Jr. tha se babai i tij jepte miliona dollarë në muaj për ryshfet dhe se rrjeti i tij i bashkëpunëtorëve përfshinte banka dhe qeveritë e disa vendeve.

Trashëgimtari i El Chapo

Dihet pak edhe për Joaquin Guzman Lopez. 38-vjeçari, i njohur si "El Guero", është djali i El Chapo dhe Grizelda Lopez Perez, gruaja e dytë e bosit të famshëm të drogës. El Chapo kishte dhjetë fëmijë me tre gra: Alejandra Salazar, Griselda Lopez dhe Emma Coronel. Joaquin është anëtar i Los Chapitos, një grupet e përbëra nga fëmijët e El Chapo. Pjesë e grupit ishte edhe vëllai i Joaquin, Ovidio, i cili u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në shtator të vitit të kaluar, pas arrestimit të tij në janar 2023.

Disa e konsiderojnë rolin e Joaquin në organizatën kriminale më të "ulët" se të Ovidit. Por, Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se Joaquin ushtronte "funksione komandimi dhe kontrolli të nivelit të lartë" si në grupin Los Chapitos ashtu edhe në kartelin Sinaloa.

Autoritetet amerikane pretendojnë se pas vdekjes së djalit të madh të "El Chapo", Edgarit, Joaquin dhe Ovodio trashëguan pjesën më të madhe të fitimeve nga shitja e lëndëve narkotike dhe filluan të investojnë sasi të mëdha parash në blerjen e marihuanës në Meksikë dhe kokainës në Kolumbi.

Autoritetet amerikane këmbëngulin gjithashtu që Joaquin dhe Ovodio Guzman Lopez të drejtojnë të paktën 11 laboratorë të prodhimit të metamfetaminës në shtetin meksikan të Sinaloas./ZËRI

Poll

MOS HUMB