Bota

Çdo çift që martohet ka shtëpi falas! Nisma e re në një komunë të Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se çdo çift i ri do të ketë një shtëpi në komunën që ai drejton.

D.XH
Çdo çift që martohet ka shtëpi falas! Nisma e re në
Smajl Latifi

RAHOVEC- Kryetari i Komunës së Rahovecit në Kosovë Smajl Latifi ka premtuar banesa të reja për të gjitha çiftet që martohen në këtë komunë.

Jo vetëm kaq, por Latifi ka premtuar edhe më shumë. Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ai tha se duke nisur nga 1 janari 2024, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do mbështetet me 500 euro nga ana e komunës.

“Ne po synojmë që lindjet normale mos të na ikin diku tjetër. Unë besoj që 500 euro nuk është një lloj standard i ri, kemi filluar me 200 euro dhe këtë vit është 500. Po ashtu çdo çift i ri që martohet ka për të pasur një banesë. Veç ende s’kanë filluar ndërtimet, se çifteve të reja që do të martohen në komunë të Rahovecit unë do ju dhuroj banesa”, theksoi Latifi.

Smajl Latifi është kryetar i komunës së Rahovecit dhe vjen nga radhët e partisë të drejtuar nga Ramush Haradinaj, AKK./ZËRI/

Poll

MOS HUMB