Bota

“Do t’i jap fund luftës”, Trump dhe Musk zhvillojnë bisedë telefonike me Zelenskyn

Gjatë bisedës së zhvilluar, Zelensky falenderoi Musk për satelitët që i ka ofruar Ukrainës, përmes kompanisë së tij Starlink.

I.F
“Do t’i jap fund luftës”, Trump dhe Musk zhvillojnë
Donald Trump, Elon Musk dhe Volodymyr Zelensky

UASHINGTON- KIEV- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky së bashku me miliarderin Elon Musk. Sipas CNN, Musk ndodhej në zyrë me Trump në momentin e telefonatës, një shenjë kjo që tregon dhe ndikimin e tij në administratën e re të republikanëve. Gjatë bisedës së zhvilluar, Zelensky falenderoi Musk për satelitët që i ka ofruar Ukrainës, përmes kompanisë së tij Starlink.

Trump, para fitores së tij, ka premtuar se do të ndërmjetësonte një marrëveshje midis Zelensky dhe Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, prandaj dyshohet se fokusi i bisedës ishte pikërisht, plani i Trump për të arritur një armëpushim.

Musk mbështeti financiarisht fushatën e Trump, ndërsa presidenti i sapozgjedhur amerikan tha se do të emërojë manjatin e kompanive SpaceX dhe Tesla Inc., në një rol në administratën e tij të re, e cila do të fokusohet në uljen e kostove. /ZËRI

Poll

MOS HUMB