Bota

'Do vdesësh këtu', dhëndri mbyll në bodrum vjehrren

Një ditë, teksa e moshuara ka zbritur për të marrë diçka në bodrum, dhëndri tashmë i arrestuar e ka ndjekur nga pas dhe e ka kyçur brenda.

E.K
'Do vdesësh këtu', dhëndri mbyll në bodrum
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik ku një burrë ka mbyllur në bodrum vjehrren e tij. Raportohet se ai dhe vjehrra jetonin në një shtëpi dykatëshe. Marrëdhëniet mes dy palëve ishin të acaruara pasi dhëndri jetonte bashkë me gruan në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit.

Një ditë, teksa e moshuara ka zbritur për të marrë diçka në bodrum, dhëndri tashmë i arrestuar e ka ndjekur nga pas dhe e ka kyçur brenda. Para se të mbyllte derën e ka kërcënuar se do ta linte aty derisa të vdiste.

“Do të vdesësh këtu”, i është drejtuar ai vjehrres dhe është larguar.

Ajo ka qëndruar në bodrun derisa në shtëpi mbërriti bashkëshorti i saj. Ky i fundit ka dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë dhe ka shkuar ta lirojë. Tashmë dhëndri është dënuar me 9 muaj burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB