
SHBA- I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur doli për shëtitje si çdo mëngjes dhe papritur u gjend në pranga, i akuzuar për vrasjen e pazbardhur për gati 30 vite.
Mediat amerikane kanë publikuar momentin, kur vrasësi i dyshuar i reperit vihet në pranga.
Keefe D nuk bën ndonjë rezistencë ndaj policisë. Në fakt, ankesa e tij e vetme ishte se ishte i etur për ujë në atë momente. Por, në tërësi ai duket i qetë.
Kur oficerët e vendosin në makinë, ai u thotë se do të shkojë me ta. Keefe e di dhe saktësisht se përse po arrestohej. Ai shprehet se është përfshirë në “rastin më të rëndë të një vrasjeje në Las Vegas” dhe tregon edhe datën kur ka ndodhur ekzekutimi i Tupac.
Keefe u arrestua të premten dhe u akuzua për vrasje, por edhe për pjesëmarrje në një bandë. Keefe u paraqit në gjykatë për herë të parë këtë javë, por seanca u shty për datë tjetër.
Tupac u qëllua dhe u vra në Las Vegas në shtator 1996. Policët arrestuan Keefe më tepër se 27 vite më vonë. Çështja ishte rihapur, edhe për shkak të intervistave të shpeshta të dhëna nga ana e Keefe, që kishte thënë se ka marrë pjesë në vrasjen e reperit./Zëri.ai/