
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump në një dalje publike ka akuzuar rëndë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky se ai nuk dëshiron paqe dhe madje po refuzon ti jap fund luftës mes vendit të tij dhe Rusisë.
Trump u shpreh se Zelensky ka refuzuar gjithmonë të ‘blej marrëveshjen e paqes’ dhe se ka dal i kënaqur nga të gjitha takimet ku SHBA i ka dhuruar minimalsht 60 miliardë dollarë. Kandidati për president e ironizoi atë duke thënë se tashmë atij nuk i ka ngelur asgjë veç vendit të tij të shkatërruar.
"Ne vazhdojmë t'i japim miliarda dollarë Zelenskyt, një njeriu që refuzon të bëjë një marrëveshje për paqe. Sa herë që vinte në vendin tonë, ai largohej me 60 miliardë dollarë. Çfarë të ka mbetur tani? Vetëm vendi yt i shkatërruar."
Trump gjatë gjithë fjalimit të tij e etiketoi ukrainasin si “biznesmenin më të madh në Tokë” duke lënë të kuptohet se presidenti ukrainas ka bërë marrëveshje të mira për shuma monetare dhe jo për paqe.
Ish-presidenti amerikan ka qënë gjithnjë kritikues i madh i ndihmës që SHBA i ka dhënë Kievit që në fillimin e luftës. Ai u shpreh se kishte një plan "të garantuar" për t'i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, por nuk do ta zbulonte nëse nuk fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ai pohoi vazhdimisht se do ta zgjidhte luftën midis Moskës dhe Kievit brenda 24 orëve, por pa shpjeguar se si./ ZËRI