Bota

Donald Trump bie në 'gropën' që hapi vetë

Disa orë pasi demokrati 81-vjeçar i la "stafetën" 59-vjeçares Kamala Harris, demokratët u rishfaqën në rrjetet sociale duke u fokusuar në moshën dhe në shëndetin e bashkëshortit të Melania Trump. 

k.m.
Donald Trump bie në 'gropën' që hapi vetë
Donald Trump

SHBA- "What goes around, comes around,"-kështu thonë amerikanët dhe Trump është tani kandidati më i vjetër në këtë fushatë presidenciale për zgjedhjet që do të mbahen në nëntor. Tani është radha e demokratëve për të nisur një sulm të ashpër për moshën e shtyrë ndaj kandidatit republikan. 

“Pasi Biden tërhoqi kandidaturën e tij për të rikandiduar për president, Trump u bë befas kandidati më i vjetër presidencial në historinë amerikane. Dhe demokratët nuk e humbën rastin për ta vënë në shënjestër,”- shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Disa orë pasi demokrati 81-vjeçar i la "stafetën" 59-vjeçares Kamala Harris, demokratët u rishfaqën në rrjetet sociale duke u fokusuar në moshën dhe në shëndetin e bashkëshortit të Melania Trump. 

“Donald Trump është 78 vjeç. Duhet të heqë dorë nga fushata elektorale,”- ky është një nga komentet që qarkullon në rrjetet sociale.

Grupi “Occupy Demokrats” megjithatë nuk u ndal me kaq. Ata postuan një foto në Facebook ku shfaqet Donald Trump në zyrën e tij menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve në 2020. Në të njëjtën kohë, një përfaqësuese e fushatës zgjedhore të ish-prokurores Kamala Harris bëri komente të ashpra për revistën amerikane "Neësëeek" për moshën e miliarderit amerikan: Populli amerikan është i shqetësuar me të drejtë që Partia Republikane zgjodhi për kandidat Donald Trump, 78 vjeç, një kriminel që dëshiron të shkatërrojë demokracinë tonë, të ndalojë abortin dhe do të kujdeset vetëm për veten e tij.

Demokratët tani kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të sulmuar Trump, pasi Kamala Harris është pothuajse 20 vite më e re se ai.

Megjithatë, kritikat ndaj moshës së shtyrë të Trump nuk vijnë vetëm nga demokratët. Rebelët e brendshëm partiak – kundërshtarë të ish-presidentit – gjithashtu po i tregojnë datën e lindjes dhe po ashtu...edhe "derën" e daljes nga gara./ZËRI

Poll

MOS HUMB