Bota

Donald Trump i ofron Elon Musk post qeveritar, manjati: I gatshëm të shërbej

Trump ka paralajmëruar se do të konsiderojë eliminimin e një kredie tatimore prej 7,500 dollarësh për automjetet elektrike, një veprim që mund të penalizojë Teslën.

I.F
Donald Trump i ofron Elon Musk post qeveritar, manjati: I gatshëm të
Elon Musk dhe Donald Trump

UASHINGTON- Donald Trump i bëri një ofertë “tunduese” Elon Musk, një post qeveritar ose një rol këshillues në administratën e tij. Trump i bëri thirrje Elon Musk se nëse ai dëshiron një post e ka “vendin e lirë”. Propozimi i Trump u pranua edhe nga vetë Musk gjatë një interviste për Reuters. Manjati, i cili është një nga donatorët kryesor të fushatës së Republikanëve, tha se është “gati për t’i shërbyer”.

Por, marrëdhënia bashkëpunëtore mes dy manjatëve duket se nuk po shkon ashtu siç duhet, Trump ka paralajmëruar se do të konsiderojë eliminimin e një kredie tatimore prej 7,500 dollarësh për automjetet elektrike, një veprim që mund të penalizojë Teslën.

Ndoshta, kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Musk e pranoi pozicionin që iu ofrua nga kreu i republikanëve, të vendosi regulla që do të jenë në favor të tijin dhe kompanis së tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB