SHBA- Presidenti Donald Trump u shpreh të martën se zëvendëspresidenti JD Vance ka gjasa të jetë kandidati i preferuar republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Sipas Reuters, kur u pyet nëse Vance ishte "trashëgimtari" i MAGA-s, Trump u përgjigj: Ai është zv.presidenti. Mendoj se edhe Marco (Rubio) është dikush që ndoshta do të bashkohej me Vance.
“Është shumë herët, sigurisht, për të folur për zgjedhjet e ardhshme, por sigurisht që ai po bën një punë të shkëlqyer dhe ndoshta do të ishte favorit në këtë pikë”, tha Trump për Vance. Nga ana tjetër, Rubio i hodhi poshtë pretendimet se kishte nisur bisedimet për të hyrë në garën e vitit 2028 duke thënë se Vance do të ishte një "kandidat i shkëlqyer".
“Mendoj se ai po bën një punë të shkëlqyer si zëvendëspresident. Ai është një mik i ngushtë dhe shpresoj se ka ndërmend ta bëjë këtë, por e di që është pak herët,”- i tha Rubio.
Megjithatë, nuk përjashtoi tërëisisht mundësinë e kandidaturës së tij për president, duke thënë: Nuk e di kurrë se çfarë të pret në të ardhmen!
Trump ka refuzuar në të kaluarën të ofrojë ndonjë mbështetje për një pasardhës të vitit 2028. Ai tha në shkurt se Vance ishte "shumë i aftë", por se ishte shumë herët për ta emëruar atë si kandidatin kryesor. Rubio, një ish-senator i Floridës, ka grumbulluar gjithashtu ndikim të konsiderueshëm në administratë, duke u bërë personi i parë që nga Henry Kissinger që shërben si sekretar shteti dhe këshilltar i sigurisë kombëtare.
Edhe pse ata konkurruan për vendin e zv.presidentit, Rubio dhe Vance kanë krijuar që atëherë një marrëdhënie të ngushtë pune./ZËRI