Bota

Drafti i Asociacionit/ Glauk Konjufca "sfidon" BE-në

Sipas tij, drafti i BE-së ka një parregullsi dhe nëse Bashkimi Europian nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës.

E.K
Drafti i Asociacionit/ Glauk Konjufca "sfidon" BE-në
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar këtë të enjte, gjatë një konference për mediat se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që të propozojë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, drafti i BE-së ka një parregullsi dhe nëse Bashkimi Europian nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës.

Glauk Konjufca: Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimi Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim. Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015, shkruan REL. Më 2015, Gjykata Kushtetuese tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB