Bota

Dronët iranianë pritet të mbërrijnë në Izrael në orën 02:00, Teherani: I nisi Jemeni, jo ne

Teherani ka nisur sulmet me dhjetëra e ndoshta qindra dronë, të cilët pritet të mbërrijnë në 'destinacion' në orën 02:00 në Izrael.

k.m.
Dronët iranianë pritet të mbërrijnë në Izrael
Foto ilustruese

IZRAEL- Daullet e luftës po bien në Lindjen e Mesme, pasi sulmi i Iranit, i cili pritej në orët e fundit, ka nisur të ndodhë kundër Izraelit. Teherani ka nisur sulmet me dhjetëra e ndoshta qindra dronë, të cilët pritet të mbërrijnë në 'destinacion' në orën 02:00 në Izrael. Por Garda Revolucionare pretendon se nuk ka lidhje dhe se dronët janë nisur edhe nga Jemeni.

Ushtria izraelite konfirmoi, nga ana e saj, se dronët janë nisur drejt Izraelit, duke deklaruar se "IDF" (Ushtria) është në gatishmëri të plotë.

Aeroplanët luftarakë të SHBA-së dhe aleatëve thuhet se do të përpiqen të neutralizojnë dronët iranianë përpara se të arrijnë në Izrael. Këto dronë mbajnë secili 20 kilogramë eksploziv, por gjenerali izraelit në pension Amos Yadlin dhe se mbrojtja ajrore e Izraelit është e përgatitur për t'i rrëzuar ato./ZËRI

Poll

MOS HUMB