Bota

Duart me 'gjak'/ Protestuesit kundër luftës në Gaza hynë në Senatin amerikan

Siç shihet dhe në pamje, Blinken ndërpret fjalën ndërsa ndërhyn Policia për largimin e tyre.

E.K
Duart me 'gjak'/ Protestuesit kundër luftës në Gaza
Grupi protestues

SHBA- Dhjetëra protestues të grupit CODEPINK, të cilët janë kundër luftës Izrael-Hamas protestuan këtë të martë brenda Senatit amerikan duke ndërprerë dhe fjalimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Me duart me “gjak” protestuesit bërtisnin pa pushim “Armëpushim, armëpushim”.

Siç shihet dhe në pamje, Blinken ndërpret fjalën ndërsa ndërhyn Policia për largimin e tyre.


Raportohet se të paktën 12 persona janë vënë në pranga për protesta të paligjshme brenda ndërtesës së Zyrës së Senatit Dirksen.

Grupi tha se disa kishin lyer duart e tyre të kuqe “për të simbolizuar gjakun”. Ndërsa konfirmoi arrestimin e anëtarëve të tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB